Historiku

Më 8 shkurt 2001, njё grup diplomatësh karriere, ekspertё dhe gazetarё pёr marrёdhёniet ndёrkombёtare nё Tiranë, u mblodhën pёr tё themeluar Akademinё Diplomatike Shqiptare. Ishte hera e parё nё historinё e Shqipёrisё. Rreth tre shekuj mё parё, Papa Klementi XI, Xhovani Albani, njё Papё i famshёm me origjinё shqiptare, ngriti tё parёn “Pontificia Accademia Ecclesiastica”  Vatikan. Nё atё kohё, vendlindja e Papa Klementit, Shqipёria, ishte e pushtuar nga otomanёt. Akademia Diplomatike Shqiptare qё kemi ngritur kohёt e fundit ёshtё e nderuar tё ruajё dhe tё zhvillojё trashёgiminё e “Pontificia Accademia Ecclesiastica”, tё pasuruar me traditёn kombёtare dhe evropiane tё diplomacisë moderne shqiptare.

historiku-1

Qëllimi

Akademia Diplomatike Shqiptare ka qenё e fokusuar qё nё fillim nё tre prioritete: kёrkimi, publikimet dhe projektet e trajnimit. Nё fushёn e kёrkimit,  qёllimi ynё ka qenё i pёrqёndruar nё çёshtjet kombёtare, rajonale, evropiane dhe globaliste. Kryesisht çёshtje qё kanё tё bёjnё me integrimin e Shqipёrisё nё Bashkimin Evropian, krizat ballkanike dhe perspektiva evropiane e Ballkanit, zgjidhja  pёrfundimtare e Kosovёs, marrёdhёniet rajonale, ligjet dhe institucionet e BE-sё , roli dhe kontributi i SHBA-sё nё pёrcaktimin e rendit tё ri botёror etj. Nё fushёn e publikimeve, ADSH ka publikuar tre vёllimet e “Historisё sё Diplomacisё Shqiptare” dhe tё tjera botime mbi historinё e diplomacisё, diplomacinё ekonomike, diplomacinё publike, tё drejtёn ndёrkombёtare dhe organizatat ndёrkombёtare, identitetin dhe imazhin e kombeve nё botёn moderne etj.

Programet, lektorёt, niveli i trajnimeve dhe diploma janё nё akordancё me Forumin Ndёrkombёtar pёr Trajnimet Diplomatike, forumi akademik nё tё cilin akademia Diplomatike Shqiptare ёshtё pranuar qё nё vitin 2002. Akademia Diplomatike Shqiptare ofron gjithashtu trajnime nё distancë, duke pёrdorur avantazhet e teknologjisё sё informacionit.

Pёr zhvillimin e nivelit tё saj akademik, ADSH ka vendosur njё bashkёpunim tё ngushtё me akademi diplomatike nga e gjithё bota, me universitete tё ndryshme në Shqipëri, Rajon dhe më gjerë, të cilat kanë si synim zhvillimin e fushës së marrёdhёnieve ndёrkombёtare dhe tё drejtёs ndёrkombёtare, me institute tё specializuara dhe organizata joqeveritare tё mirёnjohura. Ky partneritet ndёrkombёtar ka sjellё njё impakt shumё pozitiv nё modernizimin dhe zhvillimin e standarteve tё akademisё sonё.