Mladen Andrlić

Mladen Andrlić

Ambasador dhe Doktor i Shkencave në Makroekonomi nga Universiteti i Zagrebit.

Sh.T. Z. Mladen Andrlić është Ambasador dhe Doktor i Shkencave në Makroekonomi nga Universiteti i Zagrebit. Ai është pedagog në Akademinë Diplomatike të Kroacisë si dhe lektor vizitor në departamentet e diplomacisë dhe fakultetet e shkencave politike në të gjithë Kroacinë dhe jashtë saj. Ai ka qenë anëtar i delegacioneve shtetërore në nivel të lartë dhe takimeve ministrore si dhe në takimet e samiteve, pjesëmarrës në konferenca shkencore dhe politike dhe takime ekspertësh. Ai shërbeu si Këshilltar Ministër, Udhëheqës i Departamentit për Integrime Evropiane, MPJ. Ai është bashkëautor dhe redaktor i librave dhe punimeve në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, politikës së jashtme dhe diplomacisë si dhe autor i më shumë se dyzet punimeve shkencore origjinale në kroatisht, anglisht dhe frëngjisht.