Astrit Memia

Astrit Memia

Prof. Asoc. Dr

Profesor, themelues i Forumit Imazh dhe Media.

Prof. Asoc. Dr. Astrit Memia është i diplomuar për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.(1985-1989). Në vitin,2005-2009, në Universitetin e Tiranës, mbaroi Fakultetin Juridik. Kolegjin Rajonal për Studimet në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë, në Akademinë e Mbrojtjes, Tiranë- RSH(2007). Mësues i Gjuhës Frënge në Shkollen “Ali Iber Neza”, në Tropojë(1983-1985) dhe i letersisë(1989-1992) Ishte gazetar i Politikës , Diplomacisë dhe Turizmit për Botën Shqiptare, në Radion e Jashtme të RTVSh-së (1992-1998) . Gazetar në Zyrën e Shtypit të Partisë Demokratike të Shqipërisë(1998-2020), si dhe Drejtor i Massmedias në fushatat elektorale të PD- së. Ndoqi studimet e doktoraturës në vitet 2003-2006, ku e fitojë titullin shkencor Doktor në Shkencat Politike dhe Diplomaci, pranë Universitetit në Leipnitzc, USA (Tema: “Kriza ekologjike dhe natyra njerzore”) Milano, Itali. Ka përfunduar trajnimin 1( një) vjeçar të Ministrisë së Financave, në Tiranë- RSh dhe ka fituar titullin” Auditues i Brëndshëm në Sektorin Publik”(2011- 2012) Në vitin, 2010 mori thirrjen Akademike“ Docent” (Dr), në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës -Maqedonia Veriore. Pedagog në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës-Maqedoni Veriore (2008-2012), si dhe në Universitetin Nderkombetar të Prizrenit, Kosovë (2010-2012). Pedagog në Universitetin Shtetëror të Tetovës- Maqedonia Veriore(2012- 2020). Thirrjen Akademike“ Profesor i Assocuar” (Dr), më 2017 në Universitetin “ Euro-Ballkan”, në Shkup.

Librat: “Njeriu dhe Natyra në Globalizëm”, 2012.“

Mikpritja Shqiptare dhe Epoka e Globalizmit”, 2018

 

Drejtor e Kryeredaktor i Revistës  Gjuheshe “DIPLOMACIA”(2001-2004) Producent dhe ideator i Festivalit Ndërkombetar “Imazhi Shqiptar”(2006-2020) Botues & Kryeredaktor i Revistës ” Albania Imazh. Botim I Forumit Imazh & Media.(2006- 20120). Botues dhe Kryeredaktor i Revistës periodike “Imazhi Shqiptar”(2007- 2020). Ideator, bashkorganizator dhe lobues i Korridorit Adriatik-Alpe. Anëtar i Bordit Editorial i disa Revistave Ndërkombetare.

 

Gazetar i Luftës së Kosovës (Dardanisë). Konsulent, autor, udhërrëfyes, interpret i massmedias së huaj e shqiptare në këtë luftë. (1998-1999) Ka realizue dokumentarë televizivë: “ Përsëri Shpresë”, SHIJAK TV(1999); “Korridori Adriatik- Alpe”, Korridor Transballkanik ,TVSh(2002) ” Një vit ndryshe”, TVSh(2006) ” Imazhi Shqiptar” në QNK” Pjetër Arbnori”, Tiranë. TVSh(2007) “ Lufta e Kosoves”, Shqiperi-Kosovë(2008). “Imazhi Shqiptar” ne Tetove”, TVSh(2008) ” Imazhi Shqiptar” në Gjakovë, TVSh(2010) Është anetar i Lidhjes se Gazetareve te Shqiperise(1993)si dhe anetare i shoqates ndërkombëtare të Gazetarëve në Bruksel Belgjike(1994) Nga viti, 2012 është edhe Avokat. Është Kryetar i Forumit “Imazh & Media”, që nga themelimi 2006 e në vazdhdim. Në vitin, 2003, në Jeruzalem të Izraelit ka marrë Titullin” Ambasador për Paqe”. Është bashkëthemelues i FPU në mbarë trevat shqiptare dhe nga viti 2015 e në vazhdim është zgjedhur Pro- President i Federatës së Paqes Universale për Shqipërinë. Bashkëthemelues & Bashkorganizator i Kuvendit të Parë të Studimeve Ndërkombëtare ” Rrënjët Tona” , si dhe Bashkëthemelues i Akademisë Alternative Shkencore” Rrënjët Tona” dhe njëkohësisht Anëtar i Bordit Drejtues. (Tiranë, 2019) Pjesë e “Leksikonit Enciklopedik” të Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA e degë në Tiranë, Shkup, Prishtinë ( Prill, 2020).