Sokrat Plaka

Sokrat Plaka

Ambasador

Diplomat karriere.

Sokrat Plaka është cilësuar si një diplomat i rangjeve të larta në periudhën e regjimit komunist. Ambasadori i njohur i kishte ngjitur shkallët e diplomacisë një nga e një dhe kishte marrë shumë poste të rëndësishme. Sokrat Plaka që kishte mbaruar studimet universitare për diplomaci në Moskë, në një nga institutet diplomatike më të njohur në botë dhe që kishte përvojë pune në MPJ. Ai ka qenë ambasador i Shqipërisë në Jugosllavi për disa vjet dhe në fillim të viteve ’80, Sokrat Plaka ka qenë edhe numri dy i Ministrisë së Jashtme të vendit tonë. Sokrat Plaka mbahet mend në diplomacinë shqiptare për punën e tij të madhe në fuqizimin e marrëdhënieve me Greqinë dhe Turqinë në fillim të viteve ‘80. Kjo solli edhe zbutjen e marrëdhënieve midis këtyre vendeve dhe Shqipërisë.